Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë dje një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptare që kanë aplikuar për lotarinë amerikane.
Në postimin në facebook, Ambasada deklaron se “për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë”.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:
Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here