Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një njoftim zyrtar vlerëson dhe beson që, përfshirja e qytetarëve është një nga mekanizmat më të mirë, në luftën kundër informalitetit dhe evazionit.Denoncimet mbi aktet korruptive, sjelljet jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, konstatimi i evazionit fiskal apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor, të denoncuara nga ju, janë tepër të rëndësishme pasi i krijojnë mundësinë Administratës Tatimore të vendosë barazi midis subjekteve tatimore dhe të përmirësojë punën duke i dhënë zgjidhje çdo problemi të referuar.Gjatë muajit tetor janë denoncuar 50 raste të cilat kanë kaluar menjëherë në ndjekje nga strukturat e Hetimit Tatimor.Administrata Tatimore falenderon qytetarët dhe tatimpaguesit për bashkëpunimin e deri më tanishëm dhe i inkurajon ata të vazhdojnë të denoncojnë çdo rast abuziv në kanalet e vëna në dispozicion.Tatimet ftojnë qytetarët të denoncojnë:1. Duke telefonuar, pa pagesë në numrin: 0800 14 14. Gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 – 16:30, nga e Hëna në të Premte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte)2. Duke dërguar e-mail në adresën e postës elektronike:denoncime@tatime.gov.al/3. Duke përdorur numrin e vënë në dispozicion për foto dhe video në ëhatsap dhe viber: +355 69 70 73 7334. Dërgoni mesazhe në rrjetin tonë social facebook

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here