Biznesi i madh kundër të voglit/  Protestë që kërkon vënien e TVSH-së tek të vegjlit

0
25

 

Teksa shumë ekspertë dhe kontabilistë kanë paralajmëruar se futja e biznesit të vogël në TVSH do të ketë kosto për këtë të fundit dhe nuk e zgjidh problemin e informalitetit, biznesi i madh ka dalë dje pasdite në një protestë ku kërkon vendosjen e TVSH-së tek të vegjlit.

Përfaqësues të biznesit të madh kanë marshuar sot në bulevardin e kryeqytetit me tullumbace ku shkruhej “Jo informalitetit në biznes”. Marshimi është organizuar nga “bashkimi Tregtar i Shqipërisë”, në kuadër të ditës “Për një ekonomi më të drejtë”, që sipas organizatorëve synon të sensibilizojë opinionin e gjerë publik ndaj efekteve negative të fenomenit të Informalitetit, dhe nevojës për të luftuar bashkërisht çdo formë të tij e kudogjendur në ekonominë Shqiptare.

Bizneset e mëdha gjithnjë e kanë kërkuar dhe mbështetur futjen e subjekteve të vogla në TVSH, si një mjet për të nxitur faturimin në të gjithë zinxhirin e tregtimit dhe shërbimeve. Qeveria e ka deklaruar tashmë se e ka në plan, duke shtrirë TVSH-në nga zero për të gjitha bizneseve, me përjahtim të disa kategorive si zejtarët.

Një debat i gjerë është hapur mes ekspertëve dhe politikëbërësve nëse kjo lëvizje do të luftonte informalitetin, sa do të jenë në gjendje ta përballojë administrata tatimore dhe çfarë efektesh do të kishte tek biznesi i vogël.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka mbështetur idenë se vendosja e TVSH-së lufton informalitetit, ndërsa do të ketë rritje të kostos për ata që punojnë në informalitet, ndërsa për ata që janë formalë kjo s’ka kosto. Nga ana tjerët administrata është në gjendje ta kontrollojë futjen e bizesit të vogël në TVSH.

FMN është e mendimit se nuk është eficiente ulja e pragut të TVSH-së, pasi kjo rrit kostot administrative dhe sjell shumë pak të ardhura shtesë në buxhet.

Llogaritjet e kontabilistëve tregojnë se nëse kosto e shtuar transferohet në çmim, biznesi i vogël nuk do të ketë efekt, por kjo vështirë se do të ndodhë teksa për shkak të konkurrencës, biznesi do e ketë të vështirë të rrisë çmimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here