Zv. Drejtori i ISSH-së, Ali Emini: Procedurat e reja dhe afatet për marrjen e pensioneve

Sociale

Pensionistët që duan të kalojnë pensionin nëpërmjet bankës tani do ta kenë shumë më të thjeshtë. Mjafton një kërkesë në bankë, libreza e pensionit për pensionistët që kanë marrë pension dhe më pas hapet numri i llogarisë ku kalon pensioni. Ndërsa për përfituesit që marrin pension për herë të parë mjafton vetëm kërkesa dhe një numër llogarie. Është shtuar numri i bankave nivelit të dytë që ofrojnë këtë shërbim me procedura të shkurtuara. Ndërkohë që ofruesi më i  madh i shërbimit për pensionistët mbetet Posta Shqiptare. Rreth 55 mijë pensionistë në të gjithë vendin marrin shërbimin përmes Postës. Nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini bën të ditur procedurat e thjeshtuara për të kaluar pensionin nga posta në bankë:

Instituti i Sigurimeve ka lidhur kontrata me disa banka të nivelit të dytë për t’u mundësuar pensionistëve marrjen e pensionit përmes llogarive bankare, thotë zoti Emini. Janë dy kategori pensionistësh për të cilat ka dy procedura të ndryshme. Pensionistët që kanë marrë pensionin në Postën Shqiptare dhe duan ta kalojnë atë në bankë. Këta përfitues duhet të bëjnë një kërkesë në bankë të çojnë librezën e pensionit dhe të hapin një numër llogarie. Banka njofton ISSH-në për të dhënat e pensionistit dhe numrin e llogarisë ku  ne do të kalojmë pensionin. Kategoria e dytë janë pensionistët që përftiojnë rishtas, dmth që marrin pension për herë të parë. Këta përfitues duhet të bëjnë kërkesë në bankë për marrjen e tij përmes bankës dhe ose hapin llogari të re ose mbajnë llogarinë ku kanë pasur më parë pagën. Në të dyja rastet pensionisti njofton Institutin e Sigurimeve Shoqërore duke i vënë në dispozicion numrin e llogarisë bankare.

Afatet për tërheqjen e pensionit

Janë përcaktuar afatet  reja për tërheqjen e pensionit.  “Sigurimet Shoqërore, menjëherë, me marrjen e kërkesës së pensionistit, të dërguar zyrtarisht përmes bankës, brenda 3 ditëve punë fillojnë dhe përfundojnë procedurën e transferimit të Qendrës Paguese. Gjithashtu, brenda 5 ditësh nga data e marrjes së kërkesës, ISSH, përfundon edhe gjenerimin e pagesave nga baza e të dhënave, në portalin elektronik të pagesave. Ndërkohë, brenda një jave nga data e marrjes së kërkesës, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore i komunikon degës së bankës me e-mail, veprimet që janë bërë lidhur me kërkesat, i njofton të dhënat analitike të mandat pagesës dhe njëkohësisht i xhiron nëpërmjet urdhër transfertës edhe këstet mujore të përfitimeve të pa tërhequra të muajve të mëparshëm”-thuhetnë projektin e ISSH-së. “Kësti i përfitimit të muajit korent transferohet për pagesë në datën 20 të çdo muaji dhe po në këtë datë banka e kalon transfertën në llogarinë individuale të pensionistit. Komunikimi me pensionistët është përgjegjësi e Bankës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *