Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e sapobotuar “Panorama Ekonomike Globale-Tetor 2017” ka rishikuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2018, në 3.7%, nga 4.1% që ishin pritshmëritë në raportin e marsit, duke e reduktuar me 0.4 pikë përqindjeje.
Për vitin 2017, FMN pret që ekonomia shqiptare të mbyllet me një rritje ekonomike prej 3.7 për qind dhe konfirmon të njëjtin qëndrim të marsit.
Edhe viti 2022 është korrigjuar në vlerë modeste me 0.1% më pak, nga 4.1% në 4%.
Ky parashikim për Shqipërinë vjen vetëm pak ditë pas mbylljes së vizitës së fundit të misionit të Fondit në Shqipëri, ku theksi u vu tek një seri pikash të rëndësishme por ngadalësimi i ekonomisë ishte një prej tyre.
FMN në njoftimin njoftimin konkludues të Artikullit IV pak ditë më parë, nënvizoi se ngadalësimi i ekonomisë do të vijë si efekt i përfundimit të projekteve të mëdha të energjisë. Gjithsesi kjo pritet të balancohet me reformat drejt integrimit në BE dhe rimëkëmbjen e partnerëve tregtarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here