Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurset për drejtuesit e rinjtë Hipotekave.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat tha se ky është hapi i parë i reformës në hipoteka. Konkursi, sipas saj, synon tu japë qytetarëve shërbim dinjitoz dhe të ndershëm.
Ajo i bëri thirrje të gjithë të interesuarve të marrin pjesë në këtë proces të hapur dhe transparent.
” Ky është hapi i parë i reformës në hipoteka. Reforma e cila përfshihet në planin e veprimit 100 ditor të qeverisë për reformimin e shërbimeve publike për titujt e pronësisë dhe do të vijojmë më tej me organizmin e konkurimit për të gjithë personelin e të gjithë zyrave të hipotekave në vend. Është përmirësimi i këtij shërbimi si dhe zhdukja e çdo rasti korruptiv arsyet që na çojnë sot në hapjen e konkursit publik, një praktikë që nuk ka ekzistuar më parë. Ftojmë dhe motivojmë të gjithë qytetarët që vlerësojnë se përmbushin kriteret ligjore për këto pozicione të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike dhe postare dhe të bëhen pjesë e kësaj reformë që sapo ka nisur”, deklaroi ministrja Gjonaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here