Antiinformaliteti/ Tatimet shpjegojnë procedurat e hyrjes në sistemin elektronik të bizneseve të reja

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të aksionit të ri antiinformalitet, ka shpjeguar në një manual të posaçëm për procedurat e deklarimit online për bizneset e reja dhe individët.  Për deklarimin, tatimpaguesit i duhet një kompjuter, laptop apo smartphone, të lidhur me internetin, numri unik i identifikimit i subjektit dhe fjalëkalimi për të hyrë në sistem.Procedurat e hyrjes në sistem të bizneseve të rejaÇdo tatimpagues i ri, pasi është regjistruar dhe pajisur me NIPT, hyn në sistem nëpërmjet fjalëkalimit “Tatimetemia12”.Në vijim, bëhet menjëherë ndryshimi i fjalëkalimit në menunë, “Ndrysho Fjalëkalimin”. Duke klikuar mbi të, tatimpaguesi duhet të ndryshojë fjalëkalimin. Ky ndryshim është i detyrueshëm.Në rast të kundërt, tatimpaguesi nuk mund të vijojë me deklarimin. Nëse tatimpaguesi ka harruar fjalëkalimin dhe i duhet një fjalëkalim i ri, ai duhet të paraqitet në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale ku është regjistruar.Hyrja në sistem dhe regjistrimi për individëtÇdo individ që i lind një detyrim për të deklaruar njëtatim, por që nuk është i regjistruar në e-Filing, duhet tëregjistrohet duke ndjekur hapat si vijon:Hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën:ëëë.tatime.gov.al.• Klikon në menunë e-Shërbime, zgjedh në të djathtënënmenunë “Për individët”• Klikon në linkun “kliko këtu”, në paragrafin e dytë• Në ekran do të shfaqet tabela e të dhënave për t’uplotësuar për individin.Nënshtetasit e huaj, duhet të drejtohen në zyrën më tëafërt tatimore për t’u regjistruar.Si dhe ku kërkohet ndihmë në lidhje me deklariminelektronik të tatimeve.Tatimpaguesi mund të kërkojë ndihmë pranë zyrave tëShërbimit të Tatimpaguesve në Drejtorinë Rajonale ku ështëregjistruar.Tatimpaguesi mund të kontaktojë edhe Qendrën e Thirrjeve, shërbimi i së cilës, ofrohet pa pagesë:• duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 00 02; nëpërmjet Live Chat në faqen e tatimeve;• nëpërmjet e-mail në drejtorinë përkatëse; Gjithashtu nëpërmjet informacionit të publikuar në faqen e internetit www.tatime.gov.al Si bëhet deklarimi elektronik i TatimeveTatimpaguesi hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al• Klikon menunë e-Shërbime,• Në ekran shfaqet dritarja që shërben për të hyrë në sistemin e deklarimit elektronik të tatimeve e-filing• Plotëson NIPT-in ose Numrin personal të individit, fjalëkalimin dhe klikon mbi butonin “Log-In” (Hyr).• Në listën e deklaratave tatimore në të majtë të ekranit, klikohet mbi deklaratën që dëshiron të plotësojë.• Nga lista e deklaratave të padorëzuara sipas periudhave zgjidhet deklarata që do të plotësohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *