Amnistia, deri tani kanë përfituar mbi 112 mijë subjekte
Më shumë se 112 mijë subjekte kanë përfituar 14,6 miliardë lekë nga fshirja e gjobave dhe interesave për detyrime të papaguara të deklaruara me vonesë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit të cilët kanë detyrime të prapambetura se mund të përfitojnë nga aplikimi i ligjit të fshirjes së detyrimeve deri në datën 31 dhjetor 2017.
Ligji “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”, hyri në fuqi datë 6 maj të këtij viti./