Vijojnë konkurset për punësim te ALUIZNI – Vendet e lira në të gjitha qarqet. Dokumentet dhe mënyra e vlerësimit të testit

0
88

Shpallet i hapur konkurrimi për disa vende punë në drejtoritë rajonale të legalizimeve. Bëhet fjalë për konkursin e pranimit në punë të punonjësve në drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në: Tiranë, Durrës, Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.“Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar VKM Nr.289, datë 17.5.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave/ndërtimeve informale (ALUIZNI), pika 7, shpallet konkurrimi për pozicionin:-Drejtor, Kategoria: III-a/1 & III-b-Në Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t: Tiranë, Durrës, Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.Kushtet dhe kriteret e konkurrimitKushtet që duhet të plotësojë kandidatët:Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:– Të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë të nivelit minimal “Master Shkencor”. Preferohen kandidatët me arsim te lartë në profilet Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Planifikim Urban, Gjeo-informatikë, Gjeodezi, Drejtësi, Ekonomik.Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.– Të mos jenë marrë, ndaj tij, masa disiplinore (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).– Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.– Preferohet të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion nga të cilat të paktën 1(një) në pozicione të nivelit drejtues.– Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BEDokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimitKandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet, si më poshtë:1. a) Letër interesi për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.2. b) Jetëshkrim (CV)3. c) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;4. d) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);5. e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);6. f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;7. g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore (Formular vetëdeklarimi);8. h) Të paktën dy referenca të punëdhënësit të mëparshëm9. i) Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.10. j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare; apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t ose në adresën e elektronike të ALUIZNI-t info@aluizni.gov.al.(Vëllimi i dokumenteve të ngarkuara në e-mail nuk duhet të kalojë vlerën 10MB.)Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës: 23.10.2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here