Maksim Sinemati

Mbas referendumit për pavarësimin eKatalonjës nga Spanja që u zhvillua, së fundmi, dhe që u shoqërua me një dhunë brutale të policisë spanjolle, po diskutohet dhe po debatohet shumë për ngjajshmëritë që kanë raste të ngjashme të tilla, konkretisht, mes Katalonjës dhe Kosovës, krahinës së Vojvodinës dheRepublikës Srpska, autoritetet e së cilës synojnëshkëputjen nga Bosnja e Hercegovina (B-H) dhe bashkimin e saj me Serbinë.

Katalonja dhe Kosova

Cdo krahasim mes Katalonjës dhe Kosovës është i pavend dhe këtë e pranojnë edhe shumë analistë dhe njohës të mirë të rrethanavendërkombëtare. Kosova, tanimë, e ka kaluar këtë rrugë, duke pasur mbështetjen e plotë të pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, përfshi fuqitë më të mëdha, SHBA, Britani, Francë, Gjermani, etj.,dhe eka shpallur prej më shumë se nëntë vitesh pavarësinë e saj nga Serbia, jo vetëm se popullsia e saj jetonte në trojet e veta dhe ishte krejt e ndryshme nga serbët, por edhe për shkak të spastrimeve etnike, shtypjes, diskriminimit dhe tiranizimit të madh nga ana e Serbisë gjatë shumë viteve. Kurse Katalonja, pavarësisht, nëse ka të drejtë ose jo të shkëputet, me pretendimin se ajo ka zakone, kulturë e gjuhë të ndryshme nga ato të Spanjës dhe se ajo jep kontributin më të madh financiar në buxhetin e përgjithshëm të Spanjës, mund të thuhet se ka qenë, pak a shumë, e privilegjuar në Spanjë, me qeveri, parlament e institucione të tjera plotësisht autonome lokale. E vetmja ngjajshmëri mes Katalonjës dhe Kosovës është se krahina katalonjase, në pjesën e saj më të madhe, popullohet nga katalonjas, 5,5 milionë banorë në popullsinë e saj të përgjithshme prej rreth 7,5 milionë banorësh,  ashtu si edhe në rastin e Kosovës, ku popullsia shqiptare përbën shumicën dërrmuese, ndërsa serbët – vetëm rreth 10 për qind.

Po ashtu, duhet të theksohet se, në ndryshim nga Katalonja, shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë nëntë vite mbas përfundimit të luftës në Kosovë, ku kanë gjetur vdekjen, sipas të dhënëve jo të plota, mëse 10 000 civilë, shumica e tyre shqiptarë. Lufta e shqiptarëve për Kosovën, nga ana tjetër, pati një mbështetje të madhe jo vetëm nga fuqitë e mëdha botërore, por edhe nga numri më i madh i vendeve-anëtare tëBE-së dhe  NATO-s

 

Katalonja dhe Republika Srpska

 

Autoritetet e larta të Republikës Srpska nuk e fshehin se ato kanë si synim shkëputjen nga B-H-ja dhe bashkimin me Serbinë. Kjo republikë, në fakt, ka mjaft elementë shtetësie, megjithëse Marreveshja e Dejtonit i ka kufizuar disi ato. Republika Srpska popullohet nga një shumicë dërrmuese serbësh, kështu që nuk ka asnjë dyshim se, në rast referendumi për pavarësinë e

saj ose shkëputjen e saj nga B-H-ja, shumica e votuesve do të votonte në favor të kësaj shkëputjeje dhe bashkimin me vendin-mëmë, Serbinë. Dhe kjo është e vetmja ngjajshmëri më Katalonjën. Të gjitha të tjerat janë të pakrahasueshme, që nga krijimi historik deri te fuqia ekonomike, madje, ndryshimi i zhvillimit ekonomik është drastik, vetkuptohet në favor të Katalonjës.

Republika Srpska që, në planin ndërkombëtar, është njohur si një entitet në kuadrin e B-H-së, ekziston që nga viti 1995, kur u nënshkrua Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në B-H. Në atë luftë, krejt ndryshe nga Kosova, serbët nuk patën asnjë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet perëndimore. Autoritetet e Republikës Srpska, as dy dhjetëvjeçare mbas përfundimit të luftës nuk kanë mbështetjen politike të më të fuqushmëve të botësdhe keshtu që, me të vërtetë, do të jetë një habi e madh se kush do ta njoh atë mbas ndonjë referendumi për shkëputjen e saj nga B-H-ja.

 

Katalonja dhe Vojvodina

Ditën që u zhvillua referendumi për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja, në rrugët e Novi Sadit dhe të qyteteve të tjera të kësaj krahine te Serbisë, më saktë, në muret e tyre ushfaqen shume grafite “Katalonja – Vojvodina”, ndërsa një nga partitë nacionaliste vojvodinasengriti jashtë selisë së saj flamurin e Katalonjës! Megjithatë, duke pasur parasysh predispozicionin e shumicës së qytetarëve dhe strukturën e popullsisë së saj, vështirë që të besohet se një referendum i ngjajshëm do të mund të organizohet në Vojvodinë. Sipas censusit të vitit 2011, serbët përbëjnë shumicën e popullsisë se kësaj krahine verirore të Serbisë, 66,8 për qind, që më siguri që konsiderojnë se përkatësia e tyre nacionale është serbe, ndërkohë që 13 për qind të popullsisë e përbëjnë hungarezët, kështu që organizimi i një referendumi për pavarësinë, në këto kushte, është i pamundur. E vetmja ngjashmëri me Katalonjën ështëse Vojvodina, po ashtu, si krahina katalonjase, është më e pasura në Serbi, me një pjesëmarrje prej afro 30 për qindësh në GDP-në e këtij vendi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here