Rama: Pse po vendosim TVSH-në për biznesin e vogël

0
24
Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Taksa e pronës, taksë eksluzive e bashkive

Kryeministri Edi Rama argumentoi  dje arsyet se pse qeveria ka vendosur të fusë në regjim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjithë biznesin duke filluar nga niveli zero i xhiros. Në një takim të mbajtur në qarkun e Lezhës për konsultimin e buxhetit të vitit të ardhshëm Rama bëri një përmbledhje të taksave që do ndryshojnë dhe atyre që do të mbeten të njëjta në vazhdim.

“Kemi nisur një operacion të rëndësishëm duke e çuar në një fazë të re luftën kundër informalitetit, ky operacion do vazhdojë çdo ditë. Siç e kemi deklaruar do përfshijmë gjithë bizneset në skemën e TVSH” tha Rama. Ai nënvizoi se kjo vjen në të kundërt të asaj që është lakuar, pra për të ndihmuar biznesin e vogël në kurriz të të cilit bëhet evazion nga kompanitë e mëdha. Pikërisht këto të fundit nuk shkarkojnë TVSH-në në fatura çka u mundëson që të mbajnë para që duhet të ishin derdhur  në arkën e shtetit sipas kreut të qeverisë. “Është e padrejtë  që një pjesë e të ardhurave që duhet ti shkojnë mbrapsh njerëzve përmes TVSH-së,  të përfundojnë tek një grusht të pasurish” shtoi Rama.

Taksat çfarë ndryshon dhe çfarë jo

“Ne nuk do të bëjmë rritje taksash. Në bashkëpunim me kryetarët e bashkive por edhe në funksion të ndërtimit të një kadastre fiskale ne po shikojmë taksën për pronën. Kjo është një taksë ekskluzive e bashkive dhe është një taksë që në Shqipëri është jashtë çdo lloj parametri po ta krahasojmë me Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi pa shkuar më tej. Sa i përket tatimit mbi të ardhurat qoftë personale qoftë fitimi i kompanive apo biznesi i vogël, asgjë nuk ndryshon. E ka taksën zero, do ta ketë zero deri në një nivel të caktuar. Por duhet të kemi diçka parasysh që kjo vlen kur biznesi i vogël nuk është bashkëpunues për të mos dhënë e marrë faturën. Një biznes i vogël që nuk merr faturën ka hall mos zbulohet në xhiron reale. Nuk janë të paktë ata biznese që deklarohen si të vegjël, qahen si të vegjël por nuk janë të vegjël. Duke mbyllur skemën e TVSH do të kemi të qartë dhe xhiron. Përsa i përket tatimit mbi të ardhurat personale, qoftë në shtet, qoftë privat mbeten sa janë. S’ka asnjë ndryshim” tha Rama

Investimet në rrugë

 

Kreu i qeverisë u ndal edhe në disa nga investimet kryesore publike që do të kryhen në qarkun e Lezhës ku duket se segmenti më i rëndësishëm për impaktin turistik dhe ekonomik d të jetë ai i lidhjes Shëngjin-Velipojë. “Jemi në një fazë që po dalim nga një situatë dramatike me investimet, ku përveçse lamë një mal me borxhe, kemi trashëguar një mal me kontrata të shkruara keq, të zbatuara krq dhe të pa prioritarizuara. Përsëri do dedikojmë para për të mbyllur këto kontrata të trashëguara por do fillojmë disa kontrata të tjera që janë shumë të rëndësishme dhe strategjike. Nga njëra anë është plotësimi i segmentit Milot-Lezhë dhe fillimin e rrugës lidhëse për Shëngjinin dhe Velipojën me impakt në turizëm dhe ekonomi si dhe për rritjen e shkëmbimeve me anën tjetër të kufirit. Është një rrugë strategjike që i ka ardhur koha të bëhet” nënvizoi kreu i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here