“I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute”, – thuhet në ligjin për sigurimet shoqërore.
“Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, – theksohet më tej në ligjin për sigurimet shoqërore.

Për të marrë shtesat në pension, ISSH ka sqaruar se nuk do të duhen më që pensionistët të sorrollaten për të dorëzuar dokumentat.
“Në funksion të lehtësimit të procedurave për qytetarët për tërheqjen e kërkesave dokumentare të për aplikim për shërbimet e ofruara nga sigurimet shoqërore, sqarojmë se mbështetur në VKM nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”, Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, për të gjitha shërbimet që ofrojnë dhe pranojnë dokumentacion nga qytetarët, nuk do të kërkojnë prej tyre depozitimin e dokumentave të mëposhtme:
-Të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile.
-Dëshmi penaliteti.
-Dokumente të cilat gjenerohen nga strukturat e sigurimeve shoqërore.

Në çdo rast, punonjësit, të cilët do të aksesojnë të dhënat, mund ta realizojnë këtë vetëm pasi të jenë pajisur me autorizim me shkrim nga ana e aplikuesit për këtë qëllim. Përpunimi i të dhënave të përfituara nëpërmjet aksesit të drejtpërdrejtë kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Dokumentacioni do të gjenerohet nga portali e-albania.al dhe nga ndërveprimi i bazës të të dhënave të sigurimeve shoqërore me institucionet e tjera shtetërore. Gjithashtu theksojmë se përsa i përket dokumentave apo vërtetimeve për përdorim jashtë vendit, deri në një moment të dytë, kërkesa për këto dokumenta do të vazhdojë të kryhet nëpërmjet Postës Shqiptare sha, drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here