Studime master për Menaxhim Shëndetësie në Universitetin Mjekësor. Afatet dhe kush mund të aplikojë

0
33

Universiteti Mjekësor ka hapur studimet për master profesional në Menaxhimin e Shëndetësisë. Ky është programi i parë në menaxhimin e shëndetit publik në vend, një iniciativë e projektit Shëndet për të Gjithë, i cili është pjesë e mbështetjes zvicerane për sistemin shëndetësor në Shqipëri. Aplikimet kanë filluar me datë 4 Tetor dhe pritet të mbyllen me 20 Tetor.

Debora Kern, Drejtuese për Qeverisjen dhe Shëndetësinë në Ambasadën e Zvicrës, tha se menaxherët e shëndetësisë me aftësi udhëheqëse në ekonomi dhe shëndetësi publike janë shumë të domosdoshëm në Shqipëri.

Masteri përfshin 11 subjekte dhe do të realizohet nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe nga Fakulteti i Shëndetit Publik. Ky program erdhi si një bashkëpunim midis Institutit Zviceran Tropikal dhe Shëndetit Publik, Departamentit të Menaxhimit tek Fakulteti Ekonomik, Departamentit të Shëndetit publik tek Fakulteti i Mjekësisë dhe projektit Shëndet për të Gjithë .

Kjo diplomë masteri vlen më së shumti për ata të cilët janë menaxherë të shëndetësisë apo ato që kanë përvojë në ekonomi, shëndetësi apo administrim publik dhe duan të specializohen me aftësi të menaxhimit shëndetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here