Nga Ylli Dylgjeri

Krimi? Ja çfarë ka ndryshuar…

Dëgjojmë çdo ditë; Krimi, Klani, Politika, Familjet, lndividët, Peshqit e Mëdhenj etj, etj.

Gjithkush ka eksperiencat dhe shembujt e jetës në këto vite. Unë kam shembujt e mi; Të dëgjuar apo të vrojtuar. Të dialoguar nga unë vetë, apo të treguar nga personazhet e mësipërm.

Pra, çfarë ka ndryshuar?

Para zgjedhjeve:

Një tipologji banditi lëvizte me fuoristradë në qytetin ku ndodhesha si turist. Diku, në një qytet tjetër,  Ai lëvizte me makinë të blinduar. Herë e guidonte vetë në timon, e herë me shofer.

E njihja në vite. Përshëndeteshim kur shkëmbeheshim në rrugë. Por ajo që më çuditi ishte gjendja e Tij sot, pas zgjedhjeve të fundit.

Dialog:

Me kalon sërisht fuoristrada e Tij tek këmbët. Parkohet në anë rrugës. I ofrohem në këmbë dhe trokas në xhamin e zi të pasëm…

Një buton ul xhamin. Më vjen menjëherë pyetja nga një zë i plotë:

-Çar kishe?

-X-in, doja të përshëndes?

-Shefi nuk është këtu.

-Ku është?

-Te makina e parë! (Makina e parë tani ishte Benc Mercedez)

-Po ju çar jeni?

-Ne punojmë për Shefin!

-Po Shefi çar punon?

-Pa punë!

Ky ishte dialogu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here