Akreditimi i universiteteve, UT-ja grup pune për plotësimin e rekomandimeve  

0
20

 

Universiteti i Tiranës do të ngrejë një grup pune të përbërë nga senatorë përfaqësues të të gjitha fakulteteve dhe studentëve, për të plotësuar rekomandimet e vendimit të Bordit të Akreditimit.

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës i mbledhur  dje mori në shqyrtim vendimin e Bordit të Akreditimit Nr.62, datë 21.09.2017 “Për akreditimin e parë të institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti i Tiranës” dhe vlerësoi se UT-ja i ka të gjitha kapacitetet për të përmbushur rekomandimet në afatin e përcaktuar.

Po kështu, ata kanë sqaruar  se Universiteti i Tiranës është tashmë i akredituar, me rekomandime për t`u përmbushur brenda një periudhe 1-vjeçare. Ky është akreditim institucional, që përfshin aspekte teknike të funksionimit të institucionit dhe jo programore/akademike.

Gjithashtu,  Senati Akademik i UT-së shprehet kundër çdo lloj keqpërdorimi dhe keqinformimi në publik lidhur me këtë proces në funksion të konkurencës së pandershme.

” UT-ja  mbetet i përkushtuar për ruajtjen dhe përmbushjen e standardeve më të larta akademike, shkencore dhe institucionale për të konkuruar denjësisht brenda dhe jashtë vendit”, përfundon deklarata për shtyp./m.m/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here