Zbardhet urdhëri i Ahmetajt për institucionet: Ja dokumentet që s’duhet të kërkoni nga qytetarët dhe bizneset

0
82

Pas deklaratës së kryeministrit, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar edhe urdhërin përkatës për institucionet e varësisë në të cilin u kërkohet që të mos u kërkojnë qytetarëve dokumente për ofrimin e shërbimit publik.

Urdhëri i Ministrit Ahmetaj për “Lehtësimin e Kërkesave Dokumentare të Shërbimeve të Ofruara ndaj Biznesit dhe Qytetarëve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Institucionet në Varësi të saj”, përmban të detajuar listën e dokumenteve që institucionet në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, nuk do t’i kërkojnë më nga qytetarët dhe sipërmarrja, por do t’i sigurojnë përmes platformës elektronike e-Albania ose nëpërmjet komunikimit dhe ndërveprimit ndërinsitucional.

Pjesë e rëndësishme e këtyre dokumenteve janë një numër vërtetimesh të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here