Tre nivelet e shtetformimit demokratik Prof. Dr. Lisen Bashkurti

0
49

 

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

 

Ndërtimi i shtetit demokratik është proces i gjatë dhe i vështirë. Vështruar në modelet dhe përvojat botërore mund të thuhet se ndërtimi i shtetit demokratik kalon nëpërmjet tre fazave:

Faza e parë:

Kemi ndërtimin e një strukture të komplikuar dhe jo funksionale. Kjo strukturë është pra, e komplikuar dhe e keqe. Prodhohen kushtetuta, amendohen shpesh, miratohen ligje copy paste ose eksperimentale e konjukturale, dalin akte rregullative me përplasje, kundërshti e mbivendosje, ngrihen institucione jo funksionale. Kaosi dominon. Këtë fazë Shqipëria e ka kaluar në periudhën 1991-1998.

Faza e dytë

Kemi ndërtimin e një strukture më të thjeshtë, por sërish jo funksionale. Kjo strukturë është më e thjeshtë, por sërish e keqe. Në këtë fazë thjeshtësohen kushtetutat, lehtësohen ligjet, pakësohen aktet rregullative dhe tërësia institucionale. Në këtë fazë reduktohet kaosi, por vazhdon përsëri jo funksionaliteti. Këtë fazë Shqiperia e ka kaluar në periudhen 1999-2017.

Faza e tretë:

Kemi ndërtimin e një strukture të thjeshtë dhe plotësisht funksionale. Në këtë strukturë konsolidohet kushtetuta, stabilizohen ligjet, përmirësohen aktet rregullative dhe ndërtohen institucione të reduktuara, të vogla por funksionale. Kjo është strukturë e thjeshtë dhe e mirë. Kaosi merr fund. Dominon sundimi i ligjit. Ngrihet kështu demokracia funksionale. Në këtë fazë Shqipëria po hyn tani, me hapjen e negociatave për antarësim në BE.

Me pak fjalë:

Shtetformimi demokratik kalon në këto faza: e para e komplikuar dhe e keqe; e dyta e thjeshtë dhe e keqe; e treta e thjeshtë dhe e mirë.
Ne thelb suksesi i shtetit demokratik qëndron në bashkimin e thjeshtësisë me funksionalitetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here