Nga Refik Hasani

Referendumi i mbajtur më 1 tetor në një rajon që quhet Katalonia që është pjesë përbërëse e Spanjës, organizoi një plebishit nën masa të mëdha të forcave policore.

Sivjet bëhet një çerek shekulli nga mbajtja e referendumit të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës për bashkim me Kosovën. Më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, për dy ditë radhazi është mbajtur Referendumi për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të kësaj krahine për dy opsione: për Autonomi politike e territoriale në Serbi dhe për bashkim me Kosovën.

Në radhë të parë Spanja ka gjasë të shtrëngohet ta marrë parasysh këtë referendum, kurse BE-ja vullnetin popullor të Katalonisë, ka për ta shqyrtuar seriozisht, pasi është vullneti i kësaj krahine apo Rajoni.

Ky parim duhet të vlejë edhe për krahinat shqiptare të mbetura padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Këto dy referendume kanë të përbashkët faktin që u shprehën dhe ishin një akt sublim, vullnet i shprehur nën kushte tejet të rënda, lirisht mund të shprehemi në një gjendje të jashtëzakonshme.

Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej ndërrojnë qasjen që të pranojnë rezulatet e Referendumit të Katalonisë dhe atë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here