Ministrja e Arsimit – Pagat e mësuesve  rritje me 40 %

0
116

 

 

Ministrja Lindita Nikolla kërkon prej drejtuesve të Universiteteve të mbështeten në raportin e akreditimeve për të përsosur kurikulat dhe për të rritur cilësinë në fakultete. Në një takim me mësuesit ajo u shpreh se është e nevojshme që të bëhet një analizë mbi gjetjet në vlerësimin e institucionet e arsimit të lartë

Nikolla tha: Raportet me të cilën ato kanë vlerësuar institucionet tona të arsimit të lartë janë raporte jo vetëm serioze, por raporte që do të shërbejnë për të ndërtuar planet e punës nga të gjitha institucionet tona të arsimit të lartë, sepse kanë lënë një sërë rekomandimesh që duhen plotësuar. Një eksperiencë e re e të thënit të vërtetave të shëndetshme deri në fund, por pa dyshim që nuk mbetet këtu, por për të vijuar me procese me ashtu të shëndetshme ku ashtu secili duhet të shikojë të vërtetën.

Deklaratat Ministrja i bëri gjatë një takimi më mësues në gjimnazin Sinana Tafaj në kuadër të ditës ndërkombetarë te mësuesit. Për këta të fundit ajo u angazhua për më shumë mbështetje e paga më të larta.

Nikolla deklaroi: Do të mundësojmë nxjerrjen nga niveli i dobët i rreth 2200 mësuesve në të gjithë Shqipërinë, ashtu sikurse do të ndërtojmë një sistem të ri të kualifikimit. Pa dyshim mësuesit duhen mbështetur me pagën. Ne jemi angazhuar të rrisim deri në 40% pagën e tyre. Mësuesit duhen mbështetur me mënyrën sesi formohen dhe si edukohen në fakultetet e edukimit.

Ministrja Nikolla përsëriti domosdoshmërinë e kthimit të shkollave në qendra komunitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here