Taksa e pronës, Qeveria  së shpejti me një formulë të re FMN: Mirëpresim zbatimin e tatimit mbi vlerën e pronës  

0
93

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti llogariten 3.676 milionë lekë, por misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i ka rekomanduar qeverisë shqiptare zbatimin e një politike tatimore që mbështetet mbi pronën.

“Misioni e mirëpret zbatimin e planifikuar të një tatimi mbi pronën që mbështetet në vlerën e pronës”, thuhet në raportin që misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar hartoi në përfundim të vizitës 2 javore në Tiranë.

 

Tatimi mbi vlerën e pronës është një nga rekomandimet e FMN-së në kuadër të masave shtesë që nevojiten për të mobilizuar burime për shpenzimet e rritura prioritare në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë

Qeveria pritet që së shpejti të miratojë një formulë të re për taksën e pronës në vend në bazë të vlerës, po ndërkohë bashkitë vijojnë ta vjelin atë me tarifat e vjetra fikse për m2.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Co Plan dhe financatvendore.al, në vitin 2016, të ardhurat nga taksa e pronës në total për 61 bashkitë në vend ishte 3.9 miliardë lekë, ose rreth 29 milionë euro, me një rritje prej gati 20% në krahasim me vitin e mëparshëm.
82% e të ardhurave nga kjo taksë, vijnë nga taksa e ndërtesës dhe të tjerat nga taksa e tokës bujqësore.

Të ndara sipas bashkive, kryeqyteti i vendit Tirana, ku jeton rreth një e treta e popullsisë, ka arkëtuar 1.5 miliardë lekë taksa nga prona në vitin 2016, ose 39% të totalit të vendit. Më pas renditet Durrësi (7% të totalit), Fieri (4.4%), Elbasani (3.8%), Korça (3.6%), Lushnja (3.4%), Vlora (3.3%), Vora (2.7%), Kamza (2.7%), Shkodra (2.4%). Vihet re që bashki të mëdha si Shkodra e Vlora arkëtojnë më pak ose në nivele të ngjashme me bashki më të vogla si Vora, Kamza, apo Lushnja.

Të ardhurat nga taksa e pronave përbënin 5.7% të të hyrave totale të pushtetit vendor në vitin 2016.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here