“Statusi i minatorit”-Prezantohen në komision propozimet e pr/ligjit të ri

0
36

Çështja e financimit të statusit të minatorit ka penguar miratimin e këtij akti, sipas deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu e ndërsa ky i fundit ka prezantuar sot, pr.ligjin më të ri “Për statusin e minatorit”.
Nisma e deputetit Spahiu u prezantua sot në parim në Komisionin e Çështjeve Sociale, nga ku ai mbajti fjalën e tij duke sqaruar më së shumti anën teknike të këtij projektligji si termat financiarë, sociale dhe juridikë.
“Ajo që e ka penguar më se shumti miratimin e këtij akti, mbetet çështja e financimit, çështje me të cilën me këtë projektligj jemi përpjekur të gjejmë zgjidhjet e duhura ku ndërhyrjet e mia në draftin e propozuar nga sindikatat, çojnë në ulje të konsiderueshme të asaj që kërkohet si financim nga buxheti i shtetit”.
Por, si do të financohet ky status krahas buxhetimit nga ana e shtetit?
Spahiu tha se përfitimet nga ky ligj financohen nga kontributet shtesë dhe nga buxheti i shtetit. Për çdo person i cili do të kryejë procese në Industrinë minerare nëntokë, pas hyrjen në fuqi të këtij ligji do të paguhet kontributi shtesë në masën 5% të pagës bruto, për efekt kontributi. Sipas tij, kontributi shtesë do të paguhet në masën 2% nga punëmarrësi dhe 3% nga punëdhënësi.
Më tej ai sqaroi se kontributi shtesë i sigurimeve shoqërore, në masën 5% mblidhet dhe derdhet në fondin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme, sipas procedurave për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të përcaktuara në ligjin nr.9136, datë 11.9.2003, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, me kontributin shtesë, do të përballohen nga buxheti i shtetit.
Projektligji parashikon pagesë dhe shtesë mbi to. Paga e punonjësve sipas pr.ligjit përcaktohet nga kontrata e punës por në asnjë rast jo më pak se 200% e pagës minimale në shkallë vendi. Sa i takon pensionit është parashikuar që ky të jetë jo më pak se 131% e pagës minimale zyrtare.
Kryetari i Komisionit, Petrit Vasili tha se deputeti Spahiu do të rikthehet sërish në komision për të diskutuar së bashku me anëtarët e pranishëm, sindikatat dhe grupet e interesit ndërsa nënkryetarja, Elisa Spiropali tha se ky pr.ligj është i panevojshëm për shkak se një tjetër i ngjashëm po shqyrtohet në linjat e ministrive.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here