Kundërshton dhe kanos me thikë punonjësit e policisë bashkiake, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

0
87

Efektivët e policisë së Tiranës më datë 04.10.2017, arrestuan shtetasin A. Ll, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, ky shtetas në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë bashkiake” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here