Komisioni për reformën zgjedhore; PD kërkon debat, PS kundër

Politikë

Në seancën e kësaj të enjteje, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.

Komisioni do të jetë dypartiak, do të trajtojë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe propozimet e partive që kanë marrë në zgjedhjet e fundit jo më pak se 1 për qind të votave.

“Përbërja e komisionit do të jetë e barabartë mes shumicës dhe pakicës. Komisioni do drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PD dhe PS, Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi. Ndërkohë, ekspertë ndërkombëtarë janë të ftuar”, ka deklaruar Ruçi.

Kryetari i Kuvendit ka shtuar se vendimet do të quhen kur të votohen nga të gjithë anëtarët dhe të kenë marrë konsensusin e bashkëkryetarëve.

Edmond Spaho ne emer te PD dhe Petrit Vasili ne emer te LSI kane kerkuar qe ngritja e komisionit te reformes zgjedhore te kaloje pas debatit dhe diskutimeve ne Kuvend, gje qe eshte hedhur poshte nga kreu i grupit te PS, Taulant Balla.

Sipas Balles, diskutimi dhe debati mbi kete ceshtje eshte i kote duke qene se ngritja e komisionit te reformes zgjedhore eshte bere me konsensus nga te gjitha palet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *