Shërbimet më të kërkuara në “e-Albania”/ Nga depozitimi i bilanceve në QKB tek deklarimi i pagesës së kontributeve

0
26

 

 Numri i personave që kanë përdorur portalin “e-Albania” për të marrë shërbime në 2 vitet e fundit arrin në 1 milion. Vihet re një shifër që ka pësuar rritje gjatë këtyre dy viteve në dobi të ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

“Në 2 vjet numri i përdorimit të shërbimeve të portalit unik qeveritar e-Albania arrin në 1 milion. Shifër e rritjes së numrit të përdoruesve të regjistruar dhe transformimit të portalit në një pikë unike shërbimesh publike. Merr më shumë vlerë kjo shifër duke pasur parasysh se shërbimet e ofruara janë shtuar në vijimësi që nga maji 2015, pra nuk kanë qenë pjesë e menusë fillestare të tij”, thuhet në postim të e-Albania.

Por cilët janë shërbimet që kanë kërkuar në portalin “e-Albania” qytetarët?

“Nga të gjitha shërbimet e përdorura ka 450 936 aplikime të përfunduara në portal, në krye të të cilave qëndrojnë “Depozitimi i Bilancit Vjetor në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga Punëdhënësi”, aplikimet për e-leje dhe kartë shëndeti etj. Thuajse e gjithë gama e shërbimeve i përket nivelit 3,4 që lejon përfundim aplikimi dhe marrje përgjigje online. Ky është vetëm fillimi për e-Albania, portë për qytetarë dhe biznesin”, thuhet në postim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here