Serbia do të kërkojë nga 22 shtetet e BE të rishqyrtojnë njohjen e Kosovës

0
71

Beogradi zyrtar do t’i dërgoj një letër 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pas rastit të pavarësisë së Katalonjës.

Siç mëson “Novosti” serb, kjo kërkesë e presidentit Aleksandar Vuçiç do t’i bëhet BE-së pas mesazhit të Brukselit, i cili ka thënë se Kosova dhe Katalonja nuk janë raste të njëjta, raporton Indeksonline.

Letra do të dorëzohet në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor nga vet kryeministrja serbe, Ana Brnabic, dhe njëra nga pyetjet është “A vlen sistemi i drejtësisë ndërkombëtare vetëm për shtetet e BE-së apo për të gjithë”.

Ky veprim i serbëve do të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që kurrsesi mos të dëmtohen spanjollët, të cilët janë në mesin e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, pas Greqisë, Sllovakisë, Qipros dhe Rumanisë.

Presidenti Vuçiç ka thënë se nuk pret që Brukseli të reagoj pas letrës zyrtare që do të dërgoj Serbi, por sipas tij, është detyrë e tyre të mbrojnë interesat e vendit të tyre.

“Kemi gabuar në vitet 1999, 2004 dhe 2008 por më nuk do të ndodh. Për shkak të ndërgjegjes sonë jemi të detyruar të dërgojmë këtë letë, ndërsa shqiptarët mund të flasin atë që iu vije në mendje”, ka thënë Vuçiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here