Rama takon Ruçin dhe Xhafajn në kryesinë e Kuvendit

Politikë

Kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrin i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhen në një takim në kryesinë e Kuvendit.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por sipas burimeve, mësohet tre zyrtarët e lartë të mazhorancës qeverisëse janë takuar për rakorduar punën në prag të seancës së nesërme parlamentare.

Në fokus të takimit, besohet se do të jenë edhe deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili akuzoi policinë, gjykatat dhe prokurorinë për mungesën e dënimit dhe të arrestimit të kriminelëve dhe narkotrfikantëve në vend.

Ky i fundit kritikoi hapur sistemin e drejtësisë në vend, duke e quajtur atë të dështuar, teksa foli për katër klane kriminale me 20 familje mafioze, që kontrollonin gjithë krimin në Shqipëri.

Fill pas takimit, në Kryesinë e Kuvendit ka nisur edhe Konferenca e Kryetarëve për të vendosur kalendarin e Kuvendit për 3 javët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *