Projektligji në Komisione – Statusi i minatorit: Barazi sociale për punonjësit e nëntokës

0
32

Duke filluar nga sot, në Komisionet përkatëse do të nisë diskutimi i projektligjit për statusin e minatorit.

Një fakt të tillë e informoi nga Kryesia e Kuvendit vetë iniciatori i këtij projektligji, deputeti i LSI për qarkun e Dibrës Përparim Spahiu.

Spahiu tha: Projektligji është një zbutje e pabarazizë sociale mes shqiptarësh që kanë kontribuar në ekonominë e vendit.Projekti bën fjalë për punonjës të nëntokës që çdo ditë të jetës së tyre janë ndarë nga familjarët e tyre si për ditën e fundit të jetës. Disa për fat të keq nuk janë kthyer dot.Nuk kërkohet tu hiqen përfitime të tjerëve por tu jepen dhe punonjësve të nëntokës sa të tjerët, vendosjen në pozita të barabarta. Projektligji që nuk u mor në shqyrtim legjislaturën e kaluar është punuar me spacialistë, ekspertë, grupe interesi, minatorë dhe familjarë të tyre dhe është drafti që kemi për diskutim nga dita e nesërmë në komisionet përkatëse. Jemi të hapur të bashkëpunojmë për çdo përmirësim të arsyeshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here