Prerja e pyjeve, 8 persona nën hetim; 4 zyrtarë të Shërbimit Mjedisor

0
101

Efektivet e Stacionit të Policisë Manëz, në zbatim të Plan-Operacionit ”Roja i Gjelbër”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të prerjes së paligjshme të pyjeve kanë filluar procedimin penal në ngarkim të 8 shtetasve, ku 4 prej të cilëve me detyrë Inspektorë të Emergjencave Civile dhe Shërbimit të Mjedisit Pyjor.

Ka filluar procedimi penal për shtetasit S.D. 55 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile; R.S. 52 vjeç, banues në Ishëm , me detyrë Inspektor i Emergjencave Civile; E.C. 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor; A.C. 30 vjeç, banues në Ishëm, me detyrë Inspektor i Shërbimit të Mjedisit Pyjor. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Z.B. 25 vjeç, banues në Ishëm dhe G.B. 32 vjeç, banues në Ishëm.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rrotull, Ishëm është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve nga dy shtetasit e shpallur në kërkim. Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 17 metra sterë dru.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale: ” Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasve S.D. R.S. E.C dhe A.C., dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” në ngarkim të shtetasve Z.B. dhe G.B.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasve Gj.Ç. 76 vjeç, banues në Manëz dhe B.Sh. 42 vjeç, banues në Hamallaj.

Më datë 03.10.2017, shtetasit Gj.Ç dhe B.Sh, në fshatin Armathë, Manëz, Durrës janë kapur në flagrancë pasi kishin prerë nga 2 metër kub dru zjarri secili në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prerja e paligjshme e pyjeve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here