Partia Demokratike ka zbuluar emrin e deputetit për të cilin thotë se ka të shkuar kriminale në Itali. Sipas PD-së, bëhet fjalë për deputetin Aqif Rakipi, i PDIU-së.

Partia Demokratike i ka bërë kështu kërkesë Prokuorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së që të zbatojë ligjin, duke verifikuar fillimisht vetëdeklarimin e deputetit të qarkut Elbasan dhe më tej nëse ka rekorde kriminale në Itali.

Po ashtu, PD kërkon verifikim edhe për deputetin e Partisë Socialiste të qarkut Lezhë, Gjetan Gjetani nëse ka rekorde kriminale në Itali.

“Për këtë arsye kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të detyrimit të parashikuar nga neni 8 i këtij ligji, të bëni verifikimin e plotë të të dhënave. Kjo kërkesë e jona, bëhet në kushtet kur pavarësisht fakteve të njohura botërisht, institucioni juaj nuk ka kërkuar verifikimin e plotë të të dhënave kryesisht, në përputhje me pikën 4 të nenit 8 të ligjit nr 138/2015”, – thuhet në letrën e Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here