Policia e Tiranës është vënë në alarm paraditen e sotme për vendosjen e një pakoje eksplozivi ne një dyqan veshjesh në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’.

Ka qenë pasi pronarja e dyqanit që ka kërkuar ndihmë në numrin e emergjencës, për një pako të dyshimtë pranë biznesit të saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.37 dhe nga verifikimet paraprake rezulton se Bruna Aliaj, pronarja e një dyqani veshjesh kishte parë një pako në dukje eksploziv.

“Më datë 04.10.2017, rreth orës 10:37, jemi njoftuar se në një dyqan  rrobash në rrugën “Petro Nini”, pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv”, informon policia e Tiranës.

Njësia antieksploziv ka bere shperthimin e kontrolluar te pakos, qe nuk ka rezultuar e rrezikshme. Por burime policore bejne me dije se brenda pakos dyshohet te kete pasur rreth 200 grame eksploziv te presuar dhe te paaktivuar.

Gjashtë muaj me pare, shteteses Bruna Aliaj, pronare e dyqanit ne fjale i ishte vendosur nje sasi tritoli ne automjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here