Masakra në Las Vegas, vrasësi kishte vendosur kamera në dhomën e hotelit

0
116

Njeriu përgjegjës për të shtënat masive në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, kishte më se 50 armë në tri vendodhdje dhe kishte vendosur kamera në dhomën e tij dhe në sallonin e hotelit, derisa kishte hapur zjarr kundër turmës së njerëzve në një festival të muzikës “country”, kanë thënë zyrtarët federalë.

Agresori, i cili vrau 58 persona dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë në një koncert në Las Vegas të dielën, kishte vendosur një sërë kamerash përqark dhomës së tij të hotelit.

Autoritetet thonë se sulmuesi Paddock, i cili ishte gjetur i vrarë në dhomën e tij të hotelit, pasi policia kishte depërtuar me dhunë, kishte vendosur kamerë brenda një vrime në dhomën e tij për të pasur pamje derisa sulmonte me të shtëna.

Dy kamera në korridor dhe një në syrin magjik të derës i lejuan Paddock të shihte nëse rojat e sigurisë ose oficerë të zbatimit të ligjit po i afroheshin dhomë së tij, sipas policisë.

Këta të fundit vijojnë ende hetimet për përcaktimin e motivit që shtyu 64-vjeçarin Stephen Paddock të hapte zjarr gjatë një koncerti nga Mandalay Bay Hotel.

Sidoqoftë, oficerët pohojnë se akti është planifikuar në mënyrë të hollësishme.

Jill Schneider nga Byroja për alkool, duhan dhe armë zjarri, mëtutje u tha gazetarëve mbrëmë se sulmuesi, Stephen Paddock, i kishte dhjetëra armatime, përfshirë municion, revole dhe pushkë.

Policia tha se ky person 64 vjeçar, kishte hapur zjarr për afro 11 minuta para tri ditësh nga kati i 32-të i hotelit, Mandalay Bay, në drejtim të festivalit muzikor, që mbahej në terren të hapur, duke i vrarë 59 vetë dhe plagosur më tepër se 500 të tjerë. Motivi i kësaj masakre mbetet akoma misterioz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here