FMN:/  Koncesionet po kthehen në rrezik për ekonominë shqiptare

0
38

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë zyrtarisht kundër vendimit të Kryeministrit Rama për bashkimin e Doganave dhe Tatimeve.

Në një deklaratë zyrtare FMN-ja paralajmëron për rrezikun që i kanoset ekonomisë nga koncesionet.

FMN-ja sheh me skepticizëm planin 1 miliardë dollarë për infrastrukturën, duke shtuar se ulja e borxhit publik rrezikohet nga ky plan.

Pjesë nga deklarata e FMN-së:

Njoftimi për bashkimin e administratave tatimore dhe doganore është mirë të ri konsiderohet edhe një herë, po të kemi parasysh risqet e larta të cenimit të mbledhjes së të ardhurave dhe reformat që po bëhen në administratën tatimore. Më në përgjithësi, riorganizimi  i administratës së qeverisjes qendrore është mirë të zbatohet me vëmendje të veçantë tek efekti funksional. 

Programi ambicioz i autoriteteve për investime publike nëpërmjet PPP-ve paraqet risqe të konsiderueshme fiskale. Është me rëndësi parësore fuqizimi i zbatimit të kuadrit të PPP-ve dhe fillimi i shfrytëzimit të kompetencave ligjore të zgjeruara rishtazi të Ministrisë së Financave për vlerësimin dhe monitorimin e projekteve PPP. Në dallim nga praktika e tanishme, ndikimi që kanë PPP-të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të kontabilitetit publik.

FMN-ja ka vendosur të largohet nga Shqipëria pa firmosur asnjë marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë shqiptare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here