Policia e Fierit ka vënë në pranga person i cili kishte plagosur me armë zjarri një 45-vjeçar dhe më pas ishte larguar nga vendngjarja.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se më datën 03.10.2017, rreth orës 22:30, në fshatin Drizë, Fier, pas një debati për motive të dobëta, shtetasi H. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Sh.K, 45 vjeç, banues në Fier. Shtetasi Sh.K ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasi H. H. pasi ka qëlluar shtetasin Sh.K., është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit H. H, 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here