Drejtoria e Përgjithshme e Doganave publikoi një listë prej 26 subjektesh që nuk përfitojnë nga ligji “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve”. Këto subjekte të cilat kishin detyrime të vjetra në dogana nuk përfitojnë fshirje detyrimesh pasi ndaj tyre ka vendim penal të formës së prerë nga gjykata. Ligji për faljen e detyrimeve thotë se nga fshirja e detyrimeve nuk përfitojnë subjektet që kanë detyrime tatimore dhe doganore, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës. Në zbatim të ligjit organi tatimor qendror apo vendor dhe organi doganor përgatisin listën e tatimpaguesve që nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve. Kjo listë përditësohet çdo muaj. Në zbatim të neneve ligjit nr.33/2017, degët doganore kryejnë evidentimin e plotë të të gjithë debitorëve ndaj administratës doganore bazuar në përcaktimet e ligjit duke marrë në konsideratë datën e vendimit, llojin e mallit, listën e makinerive dhe pajisjeve te përjashtuara nga pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar që ishte në fuqi deri më 31.12.2016.

Për këtë qëllim degët doganore hartojnë edhe listat respektive të debitorëve sipas procedurave të mëposhtme të përcaktuar ne këtë udhëzim. Për të administruar gjithë procedurën e fshirjes sipas këtij ligji, kryetari i degës doganore ngre një komision në përbërjen e të cilit janë kryetari i degës doganore, juristi i degës doganore, specialisti i borxhit dhe specialisti i financës. Kryetari i degës mund të caktojë në përbërje të këtij komisioni edhe punonjës të tjerë te degës doganore. Në zbatim të ligjit  dega doganore harton listën e plotë të të gjithë  debitorëve, për të cilët detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të pikës 2 të nenit 2 të ligjit, janë të papaguara dhe të evidentuara nëpërmjet  vendimeve administrative deri më 31 dhjetor 2010. Kjo listë e plotë  do të konsiderohet si lista finale mbi të cilën do të vazhdojë procedura e administrimit të fshirjes nga Komisioni. Komisioni pasi verifikon saktësinë e listës, përmes një procesverbali të nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Komisionit miraton menjëherë fshirjen e këtyre detyrimeve. Lista e miratuar i kalon për fshirje zyrës së financës dhe zyrës së borxhit në degën doganore. Mirëpo pjesë e këtej procesi nuk mund të jenë bizneset që tashmë kanë një vendim penal të formës së prerë nga gjykata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here