Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 34 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases M.P, 32 vjeçe, banuese në Divjakë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatike, 2 krehera dhe 100 copë fishekë.

Materialet hetimore e procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here