Superpagat e Vettingut, PD: Shkurtimet, alarm për ndikimin e qeverisë

0
67

Nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin nuk mungoi mbështetja për institucionet e reja të drejtësisë, të cilat do të ngrihen pas procesit të Vettingut.

“Institucionet e reja, në veçanti SPAK-u do të përballen me sfida. Do ta them qartë dhe me zë të lartë që ne si BE do të mbështesim Policinë, Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë, në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Vlahutin.

Por Partia Demokratike i shprehu trupit diplomatik në Tiranë dhe operacionit ndërkombëtar të monitorimit shqetësimin se reduktimi i fondeve dhe burimeve njerëzore ka për qëllim kontrollin e Vettingut nga qeveria dhe nëpërmjet tij, edhe të sistemit të ri të drejtësisë.

Në letrën që kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho i dërgoi shefes së ONM-së thuhet se “sabotimi i procesit të Vettingut rrezikon seriozisht funksionimin e të gjitha organeve të reja të sistemit të drejtësisë, përfshirë SPAK-un dhe Byrone e Hetimit, te ngritura për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Kreu i grupit demokrat vuri në dukje se “mungesa e mbështetjes me burimet e mjaftueshme njerëzore rrezikon që organet e Vettingut të marrin vendime mbi informacionet e parapërgatitura nga qeveria duke mos patur mundësi t’i verifikojnë ato”.

Partia Demokratike kërkoi rol aktiv të operacionit ndërkombëtar të monitorimit gjatë fazës së zbatimit të Vettingut për të mbajtur nën kontroll ato që i quan “veprime tendencioze të Qeverisë për të ndërhyrë dhe diktuar procesin e Vettingut”.

Spaho thotë se Kryeministri e përdori në favor të tij heshtjen e partnerëve ndërkombëtare për reduktimin e buxhetit për Vettingun, prandaj, ai paralajmëroi partneret se çdo mungese vëmendje apo reagimi, duke lejuar ndërhyrjen e qeverisë, do të cenonte rëndë rezultatet e procesit dhe besimin e shqiptarëve te sistemi i ri drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here