Shpërndanin drogë në Tiranë, prangoset komando dhe shoku i tij

0
60

Policia e Tiranës në operacionin antidrogë të koduar “Tekstili”, ka arrestuar dy shpërndarës të drogërave të forta, njëri prej të cilëve me funksion ushtar profesionist në Komandon e Forcave Tokësore.

Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin nr.6, pranë D.V.P.Tiranë, më datë 03.10.2017, arrestuan shtetasit:

– Xhuljano Kasa, 22 vjeç, banues në Tiranë (me funksion ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore)

– Denis Kanani, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy shtetas janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup.

Në vijim janë ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve të mësipërm ku:

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhuljano Kasa, poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, ( i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Denis Kanani, është gjetur një pistoletë e tipit “Magnum”, me kalibër 9 mm.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

– 582 lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– pistoletë e llojit “Magnum”, e kalibrit 9 mm.

– 3 telefona celularë.

– dokument identifikimi ushtarak ( i shtetasit Xhuljano Kasa).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here