Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane, gabimet që s’duhen bërë

0
55

Duke nisur nga sot të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për lotarinë amerikane. Për të gjithë shqiptarët që kanë dëshirë që të hedhin lotarinë amerikane, është dhënë këshilla kryesore, që aplikimet të mos lihen për ditët e fundit.

Gjatë këtij muaji janë dhënë herë pas here informacione mbi kushtet e aplikimit, në mënyrë që të mos bëhen gabime. Aplikimet do të zgjasin deri më 7 nëntor.

Në proces ka dy ndryshime të rëndësishme. Duhet të përdorni një foto të re këtë vit. Nuk duhet të përdorni një foto që është përdorur një vit më parë.

Ka një ndryshim për mirë këtë vit sepse çdi i interesuar ka mundësinë e verifikimit të të dhënave. Po ashtu, është shumë e rëndësishme se çdo person duhet të plotësojë vetë aplikimin.

Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësimin e formularit, duhet personi të jetë përgjegjës kur tua plotësojë dikush tjetër. Të njohurit e anglishtes  nuk është kriter. Për moshën nuk një kriter. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista.

Përzgjedhja si përherë është rastësore përmes një shorti kompjuterik. Numri i vizave shpërndahet mes gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave të shumëllojshmërisë të akorduara në një vit për këtë qëllim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here