Klodian Tomorri

 

Po qarkullon një tezë sikur Shqipëria po përballet me një flluskë në ndërtim. Më poshtë është pesha e ndërtimit në Prodhimin Kombëtar sipas viteve.

Pesha e ndërtimit në PBB
2009 — 14.5%
2011 — 12.5
2013 — 10.4
2015 — 8.9

Dmth ne nuk kishim flluskë, kur ndërtimi shkoi sa 15 për qind e PBB, por kemi tani që është më pak se 10%.

E dyta, flluskat e ndërtimit kanë vetëm një arsye. Rritjen e larte të çmimeve për disa vjet dhe pastaj rënien e menjëhershme të tyre. Kjo vë në vështirësi familjet, të cilat kanë marrë kredi mbi vlerën e shtëpive, duke krijuar një efekt zinxhir në konsum dhe tregun financiar. Çmimet e apartamenteve në Shqipëri kanë 7 vjet në stanjacion.

E treta, nuk ka flluskë nëse disa kompani bëjnë investime të gabuara.

E katërta, e gjithe rritja e ndërtimit në dy vitet e fundit ka ardhur nga TAP dhe Devolli. Jo nga sektori rezidencial. TAP dhe Devollit nuk janë flluske.

E pesta dhe më e rëndësishmja. Flluskat e ndërtimit nuk i parashikon dot as FMN, jo më ne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here