Kapet në Tiranë i akuzuari për trafik droge në Itali

0
61

Një 47 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi akuzohet për trafik droge është arrestuar në Tiranë.

Policia e Tiranës komunikoi arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Idajet Spahiu, 47 vjeç, banues në Vorë (Tiranë).

Spahiu “ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore të Sassari / Itali me Vendimin Nr.SIEP 35/2016 të datës 14.06.2017 e kanë dënuar me 4 vite e 7 muaj e 14 ditë burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 & 112 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here