Gjyqi ndaj Shullazit, javën tjetër dëshmon Tahiri, Çako dhe Koni

0
44

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dëshmojë javën tjetër në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit.

Por në këtë seancë janë thirrur për të dëshmuar edhe drejtori i përgjithëshm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe ish-rektori Dhori Kule.

Tahiri dhe dy akademikët do të dëshmojnë pikërisht për kërcënimet që Shullazi kishte bërë bërë para zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.

Prania e tyre lë të kuptohet se në fokus të seancës do të jetë kërcënimi i përfolur i Konit për t’u tërhequr nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës.

Në seancën e kaluar ndaj Shullazit, i konsideruar edhe nga ambasadori i SHBA si një figurë kyçe e botës shqiptare të krimit, dëshmuan tre biznesmenë.

Ndërkohë së seancën e sotme ndaj tij, dëshmoi biznesmeni nga Lushnja, Adriatik Kërçuku, të cilit iu vu tritol.

Ai mohoi ta njihte Shullazin, por tha se i kishte dërguar dy persona.

“Nuk e njoh Shullazin, se kam takuar ndonjëherë. Dy ditë para vendosjes së tritolit më takuan dy persona. Më thanë që Shullazi donte të më takonte”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here