Dosja “Peza” kalon për hetim në Gjykatën e Krimeve të Rënda

0
67

Gjykata e Lartë shpalli sot moskompetencën për gjykimin e çështjes së ish-deputetit Alfred Peza me kërkesë të Prokurorisë, duke ia kaluar Krimeve të Rënda.

Në korrik të këtij viti, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i hoqi masën e sekuestros deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza. Sekuestrimi i pasurisë së Pezës ishte bërë në kuadër të ligjit antimafia.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vënien e sekuestros për një pasuri prej 1.1 miliardë lekësh pas zbulimit në media që bashkëshortja e zt. Peza kishte përqindje aksionesh në një bankë të nivelit të dytë.

Peza deklaroi pas publikimit të lajmit se paratë për blerjen e aksioneve janë kursime të familjes së tij dhe se janë deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë në ditën kur ai u shpall deputet i Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here