Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka deklaruar se në vitin 2018 mund të çelen negociatat për Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, diplomati evropian, paralajmëroi se gjithçka varet vetëm nga Shqipëria dhe jo nga Brukseli.

“Luksemburgu do ta promovojë këtë, por s’varet vetëm nga Brukseli. Varet edhe nga politika e brendshme. Kemi shpenzuar më tepër se 7.6 milionë për ndihmë teknike për qytetarët shqiptarë, mendoj që diçka e tillë është goxha ndihmë, është respektuar ndihma nga vendi juaj, duhet të jetë e mundur që të nënshkruajmë edhe marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë”, tha Jean Asselborn.

Ai shtoi se zbatimi i reformave dhe i prioriteteve, do të ishte një hap i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Ndoshta 2018-ta do të jetë një vit i mirë për Shqipërinë. Është një vendim që ju përket dhe juve, e përsëris. Keni bërë përpjekje të vazhdueshme për reformën në drejtësi, është e rëndësishme, por reforma të tjera që duhen përmbushur janë, reforma për administratën publike, lufta kundër korrupsionit, këto janë si bibla për hyrjen në BE. Luksembugu si vend anëtar nuk ka kompetenca në BE për të ndërhyrë. Nëse doni të shkoni në BE, keni nevojë për reformën në drejtësi”.

Po ashtu Asselbron nënvizoi se fluksi i kërkesave për azil nga vende të Ballkanit Perëndimor është një problem jetik. “Nuk promovohen kërkesat për azil të pabazuara. E di që Shqipëria ka bërë shumë për të ndaluar azilkërkuesit dhe kjo është një gjë e mirë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here