Aplikimi për “Kartë Shëndeti” – Procedurat, dokumentet dhe rregullat për ta përfituar online. Kategoritë që trajtohen dhe vlefshmëria e dokumentit

0
72

 

 Njësoj si për të rriturit, edhe për fëmijët 0-18 vjeç, aplikimi për kartë shëndeti mund të bëhet online përmes portalit “e-Albania” nga kryefamiljari.

Procedura mund të kryhet thjeshtë përmes një dokumenti identifikimi, pasi jeni regjistruar tek mjeku i familjes.

“Ky shërbim elektronik ju mundëson të aplikoni online për të pajisur me kartë shëndeti fëmijën.  Kujdes: Përpara se të aplikoni, ju duhet të keni regjistruar fëmijën tuaj pranë mjekut të familjes. Nëpërmjet këtij shërbimi, kryefamiljarët mund të aplikojnë online për fëmijët nga 0-18 vjeç për t’i pajisur me kartë shëndeti.

Bazuar në vendimin e Qeverisë, nr.307, datë 21.05.2014 për “Regjistrimin dhe Identifikimin e Personave të Siguruar nga Sigurimi i Detyrueshëm Shëndetësor”, identifikimi i personave të siguruar në skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, bëhet me anë të kartës së shëndetit. Karta e shëndetit është dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Karta është personale, e patjetërsueshme dhe shpërndahet pa asnjë pagesë apo tarifë shërbimi”, thuhet në njoftimin e “e-Albania”.

Cilët mund të përfitojnë nga ky shërbim

Ky shërbim ofrohet menjëherë online për kategoritë e mëposhtme:

  1. fëmijë 0-1 vjeç
  2. fëmijë 1-18 vjeç

Dokumentacioni i nevojshëm

Kujdes: Përpara se të aplikoni, ju duhet të keni regjistruar fëmijën tuaj pranë mjekut të familjes.

-Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Dokumentet që duhet të paraqiten pranë qendrës shëndetësore, pasi është kryer aplikimi online për kartë shëndeti:

-Dokumentacion identifikues:

-Për shtetasit shqiptarë: Kartën e Identitetit; për fëmijët deri në moshën 16 vjeç, në mungesë të Kartës së Identitetit, paraqitet certifikata e gjendjes civile ose pasaporta, te cilat janë dokumente që përmbajnë numrin personal të identitetit.

-Për shtetasit e huaj: leja e qëndrimit ose leja provizore e qëndrimit e lëshuar nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin.

-Dokumentacionin që vërteton kategorinë përfituese dhe afatin e përfitimit.

Hapat e procedurës

Kujdes: Përpara se të aplikoni, ju duhet të keni regjistruar fëmijën tuaj pranë mjekut të familjes.

– Identifikohuni si qytetar në portal

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për kartë shëndeti për fëmijën nga kryefamiljari”

– Klikoni butonin “Përdor”

– Plotësoni formën përkatëse që ju shfaqet menjëherë për këtë shërbim.

– Klikoni butonin “Dërgo”

Shërbimi mund të merret menjëherë dhe vlefshmëria e kartës është një vit, ndërkohë që ky shërbim mund të merret pa pagesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here