Aksioni nga 1 tetori – Nis pastrimi i rrugëve, objektet pa leje që do të prishen

0
21

Nis puna në terren për pastrimin e akseve rrugore nga tabelat, reklamat apo kioskat, që konsiderohen burim aksidenti.

Afati 15 ditor që iu ishte lënë subjekteve për largimin e vullnetshëm të tyre tashmë ka përfunduar. Shkozeti ka qenë zona nga ku ka nisur aksioni i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit.

Aksi parë që kemi zgjedhur për të filluar është Tiranë-Rrogozhinë që vazhdon pastaj deri në Vlorë. Puna ndërmjet të dy institucioneve ka filluar prej ditësh. Paralelesisht po punohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë për të bërë njoftimet përkatëse dhe procedurat ligjore. Aksi që do pasojë do jetë aksi Tiranë-Shkodër-Hani Hotit”.

Përveç objekteve të biznesit kisoka, tabela, të gjitha llojet e aktivteteve që janë në kundërshtim me Kodin Rrugor, të gjitha këto do të hiqen nga akset rrugore. Një rëndësi të veçantë dhe një njoftim dua të bëj për të gjithë njësi tregtare të karburanteve, sepse në të gjitha karburantet ne kemi tabela vertikale të vendosura në anë të rrugës në kundërshtim me Kodin Rregullor. Do të lajmërohen të gjitha karburantet për ti hequr këto lloj tabelash për ti vendosur në funksion dhe në zbatim të Kodit Rrugor pasi kështu siç janë shmangin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Të gjitha karburantet që përdorin natën prozhektorë jashtë standardeve të rrugës duhet t’i heqin, në të kundërt në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor dhe me Policinë e Shtetit ne do t’i heqim të gjitha, thuhet në deklaratën e IKMT.

Autoriteti Rrugor shqiptar ka evidentuar në total 745 objekte pa leje, të cilat do të shemben.

Nisma, që është një ndër prioritetet e 100 ditëve të para për Ministrinë e Transportit do të ketë dy faza.

Në fazën e parë do të bëhet pastrimi i akseve rrugorë nga të objektet që nuk kanë implikime pronësie, ndërsa në fazën e dytë, do të largohen nga rrugët aktivitetet private, që gjithashtu konsiderohen burim aksidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here