Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e liqenit Artificial.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, policia është njoftuar për një person të varur në pemë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, ende i paidentifikuar, rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.

Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here