Ngjarja e mbrëmshme që u raportua si plagosje me armë zjarri në Vranisht të Vlorës, ka qenë vetëplagosje.

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka bërë të ditur sot se nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.Shkurtaj në gjendje të dehur  është vetëplagosur me armë zjarri me një armë të tipit kallashnikov.

Sipas policisë, më datë 01.10.2017 rreth orës 18:40 në fshatin Vranisht, Himarë, rreth 100 m larg banesës së tij është gjetur i plagosur shtetasi Roland Shkurtaj, 50 vjeç.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Roland Shkurtaj, nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetëplagosur me armë zjarri tip kallashnikov.

Si pasojë ka marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes policia ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarri tip Kallashnikov, 5 gëzhoja dhe 3 fishekë. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here