Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj zgjidhet kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetin social Facebook nga kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, pas mbledhjes së zhvilluar për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij Këshilli.

“Z. Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë zgjidhet Kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas ndryshimeve strukturore të bëra nga Këshilli i Ministrave, tashmë Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kaluar në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ndaj, ditën e sotme, në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, u zhvillua mbledhja e Këshillit Administrativ të ISSH-së, për zgjedhjen e kryetarit të ri të tij. Z. Arben Ahmetaj u zgjodh me vota unanime, kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, shkruan Hado në FB.  Duke qenë më afër këtij institucioni padyshim që ministri do të kërkojë reformimin e mëtejshëm të skemës së pensioneve dhe rritjen e masës së shpërblimit për disa kategori, reformë që ende nuk ka përfunduar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here