Një shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen  “Vasil Shanto ” të qytetit të Shkodrës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:40 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve policore mësohet se tritoli i është vendosur një dyqani këpucësh në katin e parë të një ndërtese pesë katëshe.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit në lagjen “Vasil Shanto“ Shkodër tek ish “5 Herojt”, duke shkaktuar edhe panik tek banorët përreth.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e dyqanit të shtetasit A.D., ndërsa nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar

Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here