ISIS ka shpërndarë një diskutim të ri të liderit tij, Abu Bakr Al Baghdadi, ku lëshohet një apel për “të shkatërruar çdo tiran, brenda apo jashtë Shtetit Islamik”. Lajmi bëhet i ditur nga “Site”, sajti që monitoron galaksinë xhihadiste në ueb.

Bëhet fjalë për shfaqjen e parë të Kalifit pas zërave të shumtë mbi vdekjen tij muajt e fundit. Ndërkohë FBI-ja ka lëshuar një alarm për sulme të mundshme terroriste me dronë në SHBA.

Edhe pse nuk është e qartë se kur daton audio, diskutimi përmban referime në lidhje me kërcënimet e Koresë së Veriut kundër Japonisë dhe SHBA-ve. “Amerikanët, rusët dhe europianët janë terrorizuar nga sulmet e muxhahedinëve, – pohon shefi i ISIS-it, duke shtuar – që tani koreano-veriorët, kanë nisur të kërcënojnë Amerikën dhe Japoninë dhe fuqinë e tyre bërthamore”.

Në audio, të prodhuar nga Fonfacioni “Al Forqan” dhe i postuar në platformën sociale “Telegram”, Kalifi, i cili dyshohej se kishte vdekur disa herë në të shkuarën, kërkon të ngrejë moralin e ndjekësve të tij që janë duke pësuar humbje të mëdha si në Siri, ashtu edhe në Irak. “Ju mjafton Allahu, drejtimi juaj”, – është titulli i diskutimit, i cili zgjat 45 minuta.

Në audio, Baghdadi thotë që Zoti është në anën e duhur në konfliktin mes “besimtarëve dhe të pafeve”.

Ai e nisi diskutimin me disa fraza të Kuranit për të kaluar më pas në pushtimin e SHBA-ve në Irak dhe “gjestet heroike” të Abu Musab Al Zarqawi, shefi i degës irakiane të Al Kaedës para se të vritej nga një sulm altot amerikan në qershor 2006.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here